Produktet e ndaluara në shkolla, Daka: Nëse zbatohet jep rezultate, jemi në epokën e kequshqyerjes

schedule19:30 - 27 Tetor, 2021

schedule 19:30 - 27 Tetor, 2021

Nutricionistja Albana Daka ka vlerësuar nismën e ministrive për të ndaluar disa produkte të pashëndetshme që të përdoren në institucionet arsimore. Bëhet fjalë për: patatinat, salçiçet e skuqura, pijet energjike, çokollatat etj.

E ftuar në studion e “Radar Informativ” me Jonida Shehun, Daka theksoi jemi në epokën e kequshqyerjes dhe nëse do të zbatohet rezultatet e kësaj nisme do të vihen re pas disa vitesh.

Duke iu referuar një studimi të vitit 2018, ajo tha se rezulton se 17% e fëmijëve janë mbipeshë, ndërsa janë rritur edhe të vegjlit që preken nga sëmundje kronike si diabeti.

“Sot jemi në dekadat e kequshqyerjes dhe kjo na ka çuar në ritme shumë të larta të sëmundjeve kronike.   Ka studime të cilat nuk na tregojnë në mënyrë të detajuar ushqyerjen po i komplikacionet e kequshqyerjes. Në një studim të 2018, mbi 17% e fëmijëve janë mbipeshë. Kemi rritje të përqindjes së diabetit në mosha të vogla.

Pasojat e kequshqyerjes po vinë me ritme duke u rritrur. Është për tu përshëndetur që ka dalë por të vazhdojë dhe të vihet në zbatim. E rëndësishme është si do zbatohet. Efektet do t’i shikojmë në studime pas disa vitesh. Do kemi ulje të kequshyerjes dhe mbipeshës.

Shkolla ka efekt edukues, ne mund të kemi prindër që nuk janë të ndërgjegjësuar, por do të kenë disa normativa detyruese. E shtrirë në kohë prindërit do të nxiten që këtë ta vazhdojnë edhe në familje. Në start duhen vënë disa masa detyruese,” u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!