Producenti Harvey Weinstein shpallet fajtor për agresion seksual dhe përdhunim

schedule23:58 - 24 Shkurt, 2020

schedule 23:58 - 24 Shkurt, 2020

Producenti kinematografik amerikan Harvey Weinstein është cilësuar fajtor për agresione seksuale dhe përdhunime. Verdikti i Gjykatës së Nju Jorkut erdhi pas tre javësh dëshmish intensive, ku akuzueset e kanë denoncuar Weinstein për abuzim seksual dhe përdhunim ndaj tyre.

Trupit gjykues i janë dashur 5 ditë për të marrë këtë vendim.

Producenti i njohur rrezikon nga 5-25 vjet heqje lirie për akuzat: Akt seksual kriminal i gradës së parë dhe përdhunim të gradës së tretë. Nga tre verdiktet që u dhanë nga gjyqtarët, dy i përkisnin akuzës më të rëndë, agresionit seksual, akuzë kjo e cila mund të sillte për producentin dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjashtë gra kanë dëshmuar kundër 67-vjecarit në procesin e New York-ut, por akuza ishte ndërtuar vetëm mbi dëshmitë e dy prej tyre, ish asistetja e Weinstein “Miriam Hailey” dhe aspiruesja për aktore “Jessica Mann”.

4 gratë e tjera kanë shërbyer si mbështetëse dhe konfirmuese të dëshmive të Hailey dhe Mann.

Weinstein do të përballet me akuzën për ngacmime seksuale dhe për përdhunime edhe në një gjykatë të Los Angeles. Në total, 80 gra e kanë akuzuar Weinstein për abuzime seksuale në periudha të ndryshme kohore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!