Një birrari gjermane premton të largojë frikën e koronavirusit me vaksinën e saj, e cila do të jetë një birrë me katër doza. Pronarët paralajmërojnë se vaksina e tyre nuk ofron mbrojtje nga Covid-19 por ndihmon për të buzëqeshur.
David Hertl dhe Dario Stieren bashkuan forcat për të krijuar vaksinën birrë nën markën “Impfstoff” sasia e parë e të cilës u shit për tre orë e gjysmë.
Dy prodhuesit e rinj të birrës thonë se t’i bësh njerëzit të qeshin është më e rëndësishme sesa të fitosh para.
Dikur konsumatori më i madh i birrës dhe organizator i festivalit të madh Oktoberfest, sot Gjermania po haset me rënien e konsumit, pasi pandemia dhe masat kufizuese në fuqi sollën mbylljen e mijëra bareve dhe restoranteve./abcnews.al