Prodhuesit e automjeteve braktisin Gjermaninë, preferojnë SHBA-në  

schedule15:44 - 22 Prill, 2023

schedule 15:44 - 22 Prill, 2023

Me rastin e panairit të automjeteve në Shangai doli më shumë në pah shqetësimi i prodhuesve europianë dhe veçanërisht gjermanë për të transferuar bazën e prodhimit të makinave apo pjesëve nga selitë e tyre në SHBA. Arsyeja është e ditur tashmë dhe ka të bëje me dispozitat e legjislacionit të fundit të Biden për të subvencionuar ekonominë e gjelbër.

Prodhuesit e automjeteve kanë deklaruar se dhe pse momentalisht nuk planifikojmë të zhvendosim prodhimin në SHBA, fabrikat e ardhshme patjetër do të ndërtohen atje.

Gjithnjë e më shumë prodhues automjetesh po tërheqin prodhimin nga Gjermania dhe po e transferojnë atë në Kinë dhe SHBA, duke bërë që të largohen nga Europa gjithnjë e më shumë.

Arsyet për zhvendosjen e prodhimit në vende të tjera ndryshojnë.

Një nga arsyet kryesore ka të bëjë me koston e lartë të energjisë në BE, e cila është dyfish ose trefish më e lartë në krahasim me atë të SHBA-së, ndërkohë që burokracitë ua vështirësojnë jetën prodhuesve gjermanë të automjeteve.

Në një analizë të fundit nga Berylls thuhet se planet për të transferuar prodhimin jashtë nënkupton për BE-në tkurrje të numrit të planifikuar të automjeteve që do të prodhohen në periudhën 2023-2029.

Megjithatë, kjo nuk vlen për rajonet e tjera të botës, ku pritet një rritje e prodhimit të automjeteve, por jo në nivelet e vitit 2021. Një hendek prodhimi prej rreth 4 milionë automjetesh pritet midis Gjermanisë dhe Amerikës së Veriut në vitet e ardhmshme.

Audi dhe Ford tashmë kanë njoftuar se do të nxisin prodhimin e automjeteve jashtë vendit, veçanërisht në SHBA, ku prodhuesve u paguhen subvencione bujare si pjesë e tranzicionit drejt elektrifikimit.

Si rezultat, 100 mijë vende pune janë në rrezik tashmë në Gjermani. Në të njëjtën kohë, në procesin e dixhitalizimit të prodhimit, tendenca për të forcuar motorët alternativë është më se e qartë, pavarësisht se në SHBA kalimi nga motorët termikë në automjetet elektrike po ndodh me një ritëm shumë më të ngadaltë se në Europë dhe Kinë.

Në Gjermani 14% e shitjeve të automjeteve të reja janë elektrike, në Kinë përqindja është 21 dhe në SHBA ësht nën 6%. Megjithatë, këto të dhëna mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt.

SHBA dhe Europa aktualisht po konkurojnë për vendin e dytë në renditjen e tregjeve kryesore të automjeteve elektrike në botë pas Kinës.

Në SHBA, shitjet e makinave elektrike pritet të kalojnë 6 milionë njësi në vit deri në vitin 2030.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!