Prodhoheshin në Kosovë, shiteshin në Shqipëri/ Si u godit grupi që falsifikonte dokumentet amerikane dhe ato të BE

schedule12:26 - 6 Shkurt, 2025

schedule 12:26 - 6 Shkurt, 2025

Pasaporta, karta identiteti e patenta te falsifikuara ka sekuestruar policia gjate nje operacioni per goditjen e nje grupi te struktuar kriminal.

Krimi Ekonomik prej të paktën një viti kishte nisur hetimet për grupin kriminal që falsifikonin dokumentet amerikan, italiane e rumune.

Burime për ABC News thanë se dokumentet e falsifikuara prodhoheshin në Kosovë dhe më pas silleshin në Shqipëri ku dhe shiteshin. Pasaportat amerikane kushtonin deri në 3 mijë euro, ndërsa ato të BE shkonin nga 2 mijë deri në 2500 euro.

Ne pranga rane  shtetasit Kushtrim Doksani, Kujtim Gilani, Getoar Luzha. Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;

-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,

-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;

-1 leje drejtimi rumune;

-1 kartë identiteti shqiptare.

Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.

Nderkohe qe telefonar celular te sekuestruar po zberthehen per te verifikuar nese ka persona te tjere te perfshire ne kete grup kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!