Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve. Deklaratave vjen nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu duke iu përgjigjur interesit të medias.
“Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron. Bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro. Po investimojmë në ato komponentë që i gjykojmë esencialë për momentin ndaj edhe kemi këtë kontratë për momentin.
Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha ai ndërsa shtoi se synimi afatmesëm, i dikasterit që drejton është blerja e 4 avionëve zjarrfikës./abcnews.al


