“Prodhimet bujqësore 1 miliard dollarë”, Denaj: Prodhuesit të rrisin standartet për të kapur tregjet ndërkombëtare

schedule14:29 - 21 Nëntor, 2023

schedule 14:29 - 21 Nëntor, 2023

Prodhuesit shqiptarë të fruta –perimeve dhe bimëve mjekësore duhet të rrisin standartet për të qenë më konkurrues në tregjet europiane dhe të shmangin refuzimet në kufi.

Ministrja e Bujqsisë Anila Denaj gjatë fjalës së mbajtur në forumin e parë Kombëtar për Cilësi dhe Standarde së bashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara vuri theksin në nevojën për rritje të inovacionit në bujqësi. Ndërkohë që gjatë këtij viti prodhimi bujqësor për tregun vendas dhe eksporte ka kapur vlerën e 1 mld dollarëve

Ministrja theksoi se synim mbetet aksesi i tregjeve elitare

Denaj theksoi se tashmë në fokus të ministrisë së bujqësisë do të jenë kërcënimet që vijnë nga kushtet klimatike si dhe fragmentarizimi i tokës bujqësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!