Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në Gramsh.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë nga forcat Shqiponja gjatë një operacioni nga sektori i lëndëve narkotike, të rinjtë janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Ndër të tjera mësohet se të rinjtë pritet që të akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /abcnews.al