Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohet 32-vjeçari amerikan në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë

schedule11:42 - 19 Korrik, 2024

schedule 11:42 - 19 Korrik, 2024

Një 32-vjeçar amerikan është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shrooms”.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin amerikan në parkun e liqenit artificial të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike)./abcnews.al