Policia goditi një grup të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, ndërsa vuri në pranga dy persona. Njeri prej tyre, 32-vjeçari Ardi Shehu kishte masë sigurie “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata, por rezultoi në shkelje të saj. Gjatë operacionit u sekuestrua gjysmë kilogram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në pranga u vu dhe shtetasja Brisea Kallushi.
“Janë kapur nga sektori i trafiqeve. Ardi Shehu, procedimet për të kanë nisur në operacionin “Tempulli”. Brisea Kallushi është gjetur në shoqërinë e këtij të fundit. U sekuestruan 500 gram kokainë, 40-45 mijë euro është vlera nëse do të shitej. Atyre u janë sekuestruar dy celularë. Ardi Shehu kishte thyer masën e arrestit. Këto janë hetimet paraprake dhe ky person i vendosur në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka dalë në rruget e Tiranës për të shitur kokainë”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al