Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Vlorë.
Njoftohet se në pranga është vënë 24-vjeçari R.L., banues në fshatin Risili, Vlorë. I riu u ndalua pasi gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 9 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Po ashtu, në pranga u vu edhe 33-vjeçari L.O., banues në Levan të Fierit. Ai u arrestua pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/