Prodani në ABC News: Buxheti 2017 konsolidoi Financat

schedule19:11 - 17 Tetor, 2018

schedule 19:11 - 17 Tetor, 2018

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Geraldina Prodani e ftuar në studion mbrëmje në ABC News ka folur për arritjet e buxhetit faktit 2017, ndërsa pranon se ka ende shumë për të bërë.

Sipas saj ky ishte buxheti që konsolidoi Financat dhe vendosi një gur në financat publike, që u kurorëzua me emetimin e eurobondit.

“Materializmi i rregullave kufizuese, konsolidoi financat publike, arriti të ketë sufiçit primar dhe investime në sektorë prioritarë si; transport, arsim, shëndetësi, materializoi ligjin e financave vendore, emetimi i eurobondit, reduktoi borxhin publik. Ishte buxheti që vendosi një gur në financat publike”.

Prodani sqaroi edhe diferencën mes shifrave të publikura nga raporti i KLSH dhe atij të Ministrisë së Financave, për borxhin publik. Nëse për këtë të fundit borxhi publik është  69 .2%, për KLSH është 72 %.

“Kjo difrencë shifrash ndodh se KLSH fut në borxh edhe detyrimet e prapambetura. Misioni i ministrisë së Financave është që t’i mbajë zero detyrimet e prapambetura dhe nuk mund të konsiderohen borxh. Nga 16 miliardrdë janë shlyer 4 miliardë dhe ka shkuar ën 12 miliardë”.

Prodani premtoi gjithashtu se shqiptarët do të ndjejnë lehtësira për buxhetin e ardhshëm sa i takon investimeve, përmirësimit të ekonomisë dhe uljes së borxhit publik.

“Ministria e Financave vazhdon të jetë konservatore Buxheti do ketë trendin ulës në borxhin publik, ne kemi parë bonusin e bebeve, do ketë inisiativa në sektorë të dedikuar, do vazhdojnë investimet dhe ekonomia do vazhdojë të përmirësohet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!