Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në Polici, që të kalojnë pagesat e prapambetura, konkretisht për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .
“Brenda ditës së hënë, çdo njësi buxhetore do të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi”.
Nga të gjitha njësitë buxhetore ne Policine e Shtetit mësohet se prej mëngjesit të së hënës po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Shuma që ka kaluar me Akt Normativ per të shlyer detyrimet ndaj Punonjësve të Policisë është 1.5 milardë lekë ndërsa pritet te dalë në sistem ditën e premte.
Ky urdhër nuk ka lidhje me shpërblimet për punonjësit e policisë por vetem me dietat dhe oraret e prapambetura.
Sakaq, pritet të akordohet edhe shpërblimi për rreth 8 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit./abcnews.al