Procesi ‘Screening’, u sekuestruan 20 milionë euro pasuri të grupeve kriminale

schedule16:56 - 14 Nëntor, 2018

schedule 16:56 - 14 Nëntor, 2018

Procesi ‘Screening’ i cili mbahet në Bruksel u njoh me rezultatet e policisë Shqiptare gjatë një viti. Sipas ministrisë së Brendshme, janë goditur 11 banda kriminale dhe prangosur 175 drejtues dhe anëtar të tyre.

Goditja e krimit të organizuar dhe arrestimi i anëtarëve të tyre bashkë me pasuritë ishte fokusi i prezantimit nga Ministria e Brendshme gjatë
procesit ‘screening’ që u mbajt në Bruksel. Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari theksoi se, vetëm gjatë vitit të fundit grupeve kriminale iu është sekestruar rreth 20 milionë euro pasuri.

Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm: “Në ditën e tretë të procesit ‘screening’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë që po zhvillohet këtu në Komisionin Europian, shfrytëzuam mundësinë për t’i njohur përfaqësuesit e lartë të KE-së mbi rezultatet e arritura gjatë këtij viti në luftë kundër krimit të organizuar. Konkretisht, rezultatet e arritura nga Task Forca Speciale në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, duke përmendur goditjen e rreth 11 grupeve kriminale, arrestimin e 175 drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre grupeve dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive kriminale që arrijnë deri në shifrën 20 milionë euro”.

Procesi ‘Screening’ ka si qëllim përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, si një nga hapat që vendi po hedh për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, për anëtarësim në Bashkimin Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!