Procesi i votimit në Kosovë/ Hoxha: Rreth 2.1 milionë shtetas kanë mundësinë e votës, gjithsej 930 qendra votimi

schedule11:28 - 9 Shkurt, 2025

schedule 11:28 - 9 Shkurt, 2025

Gazetarja Habi Hoxha raportoi nga Prishtina lidhur me procesin e votimit. Hoxha u shpreh se deri më tani pjesëmarrja në proces është e kënaqshme dhe se rreth 2.1 milionë votues do të kenë të drejtë të votojnë. Në çdo qendër votimi ka rreth 2-3 punonjës policie dhe ka rreth 100 vëzhgues të BE për mbarëvajtjen e procesit.

“Ditën e djeshme ishte i dedikuar votimit fizik në platformat online në 19 shtete të botës, për herë të parë ishte një proces që iu bashkangjit procesit kompleks. Më parë ata votues që nga 9 janari patën mundësi të sillnin votat përmes postës. Brenda Kosovës pa votën e Diasporës, në 105.000 të regjistruar ata me postë dhe ata fizikisht. Për numrin e votuesve brenda Kosovës janë 1 milion e 700 mijë duke bërë rreth 2.1 milionë votues që do të kenë mundësi të zgjedhin konfigurimin e ri. Gjithsej janë 930 qendra votimi dhe 2533 vendvotime.

Qendrat e votimit në komunën e Prishtinës janë hapur në orën 7 dhe priten të mbyllen rreth orës 19, dhe në disa qendra votimi ka gjasa që të shtyhen rreth orës 20. Për të votues nevojiten një mjet identifikimi që mund të jene letër njoftimi, pasaporta ose përmes lejes së vozitjes.

Në shkollën Emin Duraku, qendra e votimit 19/22 është një prej qendrave më të mëdha sepse janë 5 mijë votues që kanë të drejtë të votojnë. Janë gjithsej 100 vëzhgues të BE. Në qendrat e votimit ndodhen 2-3 punonjës policie që janë vendosur në hyrje të qendrave të votimit

Në orën 11.30 do të merren shifrat e sakta zyrtare, por nga ajo që ne shohim pjesëmarrja është e lartë dhe nuk kalon një moment pa votues. Është një proces që po ndiqet me vëmendje nga ndërkombëtarët jo vetëm për dinamikat e brendshme, ka rëndësi sepse ajo që po ndodh me politikën e jastme është e një ngjyrjre tjetër për shkak të përplasjes së Kurtit me ndërkombëtarët.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!