Procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut, vaksinohen grupmoshat mbi 77 vjeç

schedule09:57 - 31 Mars, 2021

schedule 09:57 - 31 Mars, 2021

Maqedonia e Veriut këtë të mërkurë nis me procesin e  vaksinimit për të moshuarit mbi 77 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri këtë javë janë lëshuar gjithsej 9.577 termine dhe deri tani ka pasur 5.976 termine për vaksinim për qytetarët e moshës mbi 77 vjet, ndërsa pikat vaksinale do të punojnë në dy ndrime dhe do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 20:00 nga e hëna deri të premten.

Ndër të tjera ministria bën me dije se vaksinat do të shpërndahen në të gjithë qytetet.

Këta persona do ta pranojnë vaksinën AstraZeneca që erdhi më 28 mars përmes Kovac mekanizimit dhe krahas këtyre 24 mijë vaksinave pritet që në prill të arrijnë edhe 76 mijë doza të tjera.

Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar 7.005 punonjës shëndetësorë. Mbi 4.000 pranuan vaksinën “Pfizer” dhe po ashtu u rivaksinuan, ndërsa gjatë fundjavës arriti edhe dërgesa e dytë e vaksinës ruse “Sputnik” dhe që është për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë të cilët tashmë e kanë pranuar dozën e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!