Procesi i Berlinit, Nazarko: “Open Balkan” e ndihmoi

schedule12:21 - 4 Nëntor, 2022

schedule 12:21 - 4 Nëntor, 2022

Rigjallërimi i Procesit të Berlinit është komentuar nga analisti i njohur Mentor Nazarko si një proces që është ndihmuar dhe nga vetë ‘Open Balkan’.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Nazarko theksoi që faktorë të tjerë ndikues ishin dhe konflikti ruso- ukrainas si dhe një përqasje e re e Kosovës për proceset e integrimit rajonal. Për Nazarkon: “nënshkrimi i marrëveshjeve tregon pēr një rigjallërim të procesit, qē mendohej qē me ikjen e Merkelit do të dobësohej’ por nxitja e kancelarit Scholz i dha nje hov të ri.

Sipas analistit të njohur Mentor Nazarko prej disa vitesh Kosova nuk ishte bërë pjesë e proceseve të integrimit rajonal për shkak të fusnotës, por tani Kosova e ka kuptuar që nuk mund të jetë bllokuese e integrimit rajonal, me fusnotë apo pa fusnotë.

Lehtësimi i lëvizjes së lirë dhe heqja e regjimit të vizave, sidomos ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës, është komentuar nga Nazarko si një lëvizje që tregon edhe njëherë fuqizimin e Shqipërisë, sidomos në dritën e konfliktit ruso- ukrainas, por edhe për shkak të planit franko – gjerman.

Sipas Nazarkos ‘lëvizja e lirë Kosove-Serbi dhe anasjelltas lehtëson jetën e qytetarëve të dy vendeve dhe posaçërisht shqiptarëve të Serbisë, të vendosur në Kosovë pas 1999 me ID kosovare. Ata mund të vizitojne pronat e tyre, dhe zbuten pasojat e pasivizimit’.

Për të, ‘menaxhimi i integriuar i kufirit si dhe lëvizja me ID është njohje pjesërisht de jure e shtetësisë.

‘Ballkani i Hapur, lehtsonte komunikimin ndërpersonal mes liderëve; ndihmonte Kosovën të rriste subjektivitetin. Në kuadër të konfliktit me Ukrainën, pse jo dhe ankesat e Kosovës për frikën nga penetrimi rus, e nxitën Gjermaninë të përshpejtonte procesin e Berlinit. Ngjarja e djeshme ishte dhe në perspektivën e projektit frankogjerman: nuk mund të ketë përparim në dialog pa lagje ballkanike të qetë. S’di çdo të ndodhë me Ballkanin e Hapur tani, por Shqipërisë ju zunë duart me drejtimin e procesit te Berlinit’, tha Nazarko.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!