Procesi i Berlinit: Kurti dhe emisari gjerman Sarrazin, flasin për jetësimin e tregut të përbashkët rajonal

schedule22:45 - 14 Shtator, 2022

schedule 22:45 - 14 Shtator, 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi angazhimin e Sarrazin dhe rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

U bisedua për marrëdhëniet rajonale, ndërsa u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksoi se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.​ /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!