Procesi i Berlinit, një dekadë/ Gjermani, mbahet samiti i liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

schedule08:06 - 14 Tetor, 2024

schedule 08:06 - 14 Tetor, 2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri Rama, mblidhen sot ne samitin e rrashes, për të avancuar më tej Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse të mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.

Tryeza udhëhiqet nga vendi iniciues, Kancelari gjerman Olav Shols,  i cili vendosi të vijonte axhendën e ish-kancelares, Angel Merkel, te nisur ne 2014, për të lidhur me fort vendet e rajonit mes njëri-tjetrit dhe progresin për në Bashkimin Eropian.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.

Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën, Anton Hof-reiter së fundmi ka veçuar dy vende të Ballkanit Perëndimor, që kanë patur ecuri më të mirë në zbatimin e reformave të nevojshme. “Mali i Zi po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Shqipëria ka arritur shumë”, ka thënë ai.

Samiti I procesit të Berlinit mblidhet nje dite para Konferences se dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, qe mbahet ne Luksemburg,  ku vendi ynë do të çelë kapitullin e pare të negociatave per anetaresimin ne Bashkimin europian.

Takimi i fundit I procesit të berlinit u mbajt në Tiranë, nje vit me pare, më 16 tetor të 2023. Ai  ishte u dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari që u zhvillua në një vend jo anëtar të BE-së.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!