Procesi i Berlinit/ Civici: BE me plan 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm dy prej tyre janë falas

schedule14:26 - 14 Tetor, 2024

schedule 14:26 - 14 Tetor, 2024

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, komentoi në “Money Report” Procesin e Berlinit si dhe përgatitjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Ai tha se kësaj here, mbajta e Samitit vjen me një akte konkrete ku do jetë në dispozicion një fond prej 6 miliardë eurosh, të cilat do jepen mbi bazën e meritave dhe kapaciteteve thithëse të vendeve kandidate për në Bashkimin Evropian.

“Në 2014, me iniciativën e kancelares Angela Merkel, në emër të BE u krijua Procesi i Berlinit, i cili nënkuptonte me uljen në tavolinë të dhjetë vendeve të BE, përfshirë dhe Britaninë e Madhe dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi ishte përshpejtimi i procesit, në një sërë reformash që duhet të ndodhnin në Evropën Juglindore. Së pari, fuqizimi ekonomik i tyre, rritja e PBB dhe integrimin mes tyre për t’u bërë pjesë në etapat përkatës në BE dhe në 10 konferenca, kjo ka qenë ecuria dhe me disa ndërprerje te vogla  dhe me disa iniciativa paralele si ajo e Ballkanit të e Hapur”, tha ai.

Ai theksoi se nga ky fond prej 6 miliardë euro, vetëm dy prej tyre janë fonde falas.

Sipas Civicit, pjesa tjetër do jetë në dispozicion si formë kredie, e cila në thelbin e saj përmbush dhe objektivat madhorë të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Rikthemi përsëri në tryezë dhe këtë radhë jo vetëm me shkopin dhe karotën, por një paketë 6 miliardë eurosh me të cilat do financohet si proces. Problemi që ka pasur Procesi i Berlinit, përveç anës së mirë të objektivave, instrumentet dhe financimet nuk  kanë qenë të duhura. Vetëm 2 miliardë janë financime falas dhe 4 miliardë janë kredi në funksion të realizmit të projekteve që duhen. Bëhet fjalë për projekte konkrete, por me fokus në objektivat kryesore që ka vendosur BE. Në Ballkan kërkohet të zgjerohet sa më shumë tregu funksional, çfarë do jetë më e lehtë për t’u integruar më pas në BE”, tha ai.

Ky fond i Bashkimit Evropian shtoi Civici është ndarë në bazë të disa kritereve që përshijnë sipërfaqen, numrin e popullsisë dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto të vendeve të Evropës Juglindore/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!