Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se po vijon procesi i zbatimit të amnistisë penale.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, pasi opozita kërkoi interpelancë, Manja tha më 24 prill, kur filloi zbatimi, u liruan 808 të dënuar, e tanimë ky numër ka shkuar në 868.
Sipas ministrit, vetëm 8 të dënuar nga GJKKO kanë përfituar nga amnistia, por nuk janë zyrtarë.
“Ligji filloi të zbatohet në 24 prill 2024. Nga kjo amnisti përfituan lirimin e menjëhershëm 808 persona që kanë lënë institucionet tona në 24 prill. 18 gra, 3 të mitur dhe 18 të dënuar nga GJKKO. Kjo është shifra që kanë dhënë institicuionet dhe të rakorduara me SPAK. Aktualisht, procesi i zbatimit të amnistisë vazhdon. Deri në datën 6 maj, numri total sot që flasim, janë liruar 868. Është amnistia më e butë që ka kaluar në parlament. Amnistia e shuan dënimin, kujtimin ligjor të veprës penale, ndërsa ulje e dënimit jo. Është dallim esencial për një amnisti të votuar në Kuvendin e Shqiperëse. 18 të dënuar nga GJKKO janë dënuar me 24 prill. Dy pej tyre janë liruar pas kësaj date, pas urdhrit nga SPAK. Janë nëpunës në shërbimin puiblik, por jo zyrtarë e ish zyrtarë
Edmond Z. I, se kam idenë çfarë zyrtari ka qenë i janë falur 13 ditë; Marginglen M. I dënuar shkelje të barazisë së tenderave i janë falur 5 muaj; Marvin M, i dënuar 2 vite, i janë falur 9 muaj; Admir B, i janë falur 3 muaj e 25 ditë; Eduard. R, është dënuar me 3 vite e 6, i është falur 1 vit burg; Hamza. T, i dënuar me 1 vit, i janë falur 4 muaj; Ubrahim G, i dënuar 8 muaj, i janë falur 26 ditë; Erion.b, i janë falur 14 ditë; Lulzim Ç, është dënuar për ushtrim të ndikimi të paligjshme 1 muaj e 8 ditë; Këto të 8 në 20 përfituesit me ulje dënimi, kanë qenë për një nga veprat që listova. Të tjerët janë dënuar nga GJKKO por kanë përfituar për vepra të tjera.”, theksoi ai.
“Nëse nuk doni t’i besoni këto që thashë unë, ja ku keni përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme që ua ka dhënë mediave. Kush ka përfituar dhe kush jo. Nëse do ta kishim SPAK-un të krijuar në vitin 2017, jam i bindur se kjo amnisti s’do të kishte kaluar në parlament dhe s’do ta jepja votën sepse me standardet e hetimit të SPAK, do të ishin në institucionet e vuajtjes së dënimit që menaxhoj unë. Sillini këtu ti dhe kushdo tjetër. Të thotë një emër këtu dhe të thotë po, ky është simbol i korrupsionit që kolegët e mi majtas dhe djathtas dhanë për këtë ligj. Rrini të qetë sepse keni dhënë votën siç iu ka hije sic e kërkon neni 82 sepse amnistia është tagër i këtij kuvendi dhe duhet të kishte qenë më e madhe. Ju që qani hallin e të liruarve nga GJKKO, unë Ulsi Manja jam i nderuar që si ministër e kam propozuar këtë amnisti, sepse dua të mbahem mend për të mira. Ju në 2009 liruar me leje shpërblyese në 20 ditë në 4 qarqe 40 banditë. Ky është dallimi mes meje dhe teje dhe i kësaj 116 me ju. Dilni këtu dhe jepni emra.”, shtoi më tej Manja./abcnews.al