“Procesi është i njëanshëm”, Gërvalla: Të ngrijë statusi kandidat për në BE i Serbisë

schedule15:37 - 6 Tetor, 2023

schedule 15:37 - 6 Tetor, 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se duhet të ngrijë statusi kandidat për në BE i Serbisë.

“Duhet të ketë prioritet siguria, procesi i dialogut nuk duhet të jetë sa për të bërë foto, por duhet të jetë i dizajnuar në atë formë që të prodhojë sukses. Me një partner dialogu në tavolinë, në të njëjtën kohë trajnon terroristë që të sulmojnë Republikën tonë, është shumë e vështirë për ne që të ulemi. Është e qartë që pa sanksionuar Serbisë, ajo nuk ka për ta mësuar. Qytetarët e Serbisë do kenë të vështirë të ngrenë zërin për të disiplinuar qeverinë e tyre për kërkesa”.

Ajo ka theksuar se procesi është i orientuar nga paqësimi i Serbisë, pa marr parasysh interesat legjitime të Kosovës.

“Ne nuk kemi aktorë të preferuar dhe jo të preferuar. Është e vërtetë që besimi ka humbur me ndërmjetësuesit e tanishëm. Rrjedhat e fundit të negociatave kanë treguar se është i njëanshëm procesi. Është i orientuar kah paqësimi i Serbisë, pa marr parasysh interesat legjitime të Kosovës. Nuk jemi ne ata që do t’i tregojmë BE se kë duhet të mbajë dhe kë jo. Është një proces që BE e mundëson dhe këtë proces mund të merren parasysh interesat e të dyja palëve. Të jeni të ndërgjegjëshëm që Kosova duhet të jetë e gatshme dhe kur procesi është i drejtë krijon zgjidhje të mira dhe afatgjate.

Përsëri bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura që në fund hapin probleme se sa zgjidhin, do të nevojitej një koordinim një bisedë më e sinqertë mes institucioneve tona me qëllim që idetë t’i shërbejnë zgjidhjes së situatës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!