Proces zgjedhor disaditor, Putin nënshkruan ligjin

schedule18:13 - 31 Korrik, 2020

schedule 18:13 - 31 Korrik, 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kthyer në ligj një projektligj kontravers, i cili mundëson që procesi i votimit të zgjasë deri në tri ditë. Ligji është nënshkruar më 31 korrik dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Projektligji fillimisht është miratuar nga të dyja dhomat e parlamentit rus përgjatë muajit korrik. Menjëherë pas miratimit të projektligjit nga ana e Këshillit Federal, udhëheqësja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Ella Pamfilova ka njoftuar se sistemi i ri i votimit do të aplikohet përgjatë zgjedhjeve në muajin shtator në 41 prej 83 rajoneve të Federatës Ruse.

Sipas saj, votimi do të nisë më 11 shtator dhe do të zgjasë për tre ditë. Në projektligj është thënë se vendimi për të mbajtur proces zgjedhor disaditor merret nga zyrtarët zgjedhorë.

Organizatat për të drejta të njeriut në Rusi kanë kritikuar ashpër këtë ligj, duke thënë se njerëzve në pushtet u jep më shumë mundësi për të kontrolluar zgjedhjet dhe pontencialisht edhe rezultatin e tyre. Në mesin e tyre ka qenë edhe ndryshimi që i mundëson presidentit Putin të garojë edhe për dy mandate tjera presidenciale, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!