Procedohet pronari i lokalit në Mat, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit

schedule10:49 - 7 Maj, 2021

schedule 10:49 - 7 Maj, 2021

Pronari i një lokali në Burrel është proceduar në gjendje të lirë pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolli janë sekuestruar 7 pajisje elektronike pune, ku dyshohej se ushtrohej aktiviteti.

30-vjeçari U.P., banues në Klos u procedua për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Mat/Informacion

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit me qytetarët evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Sekuestrohen 7 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet  një tjetër rast i  ushtrimit të aktivitetit të  kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P.,   në qytetin e Burrelit, kanë gjetur  e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune,  ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P.,  30 vjeç, banues në Klos, për veprën  penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Bulqizë /  Nga Specialistët e Policisë Rrugore,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  I. Z., 65 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/