Procedohet ish drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Andon Lapa

schedule08:58 - 15 Tetor, 2019

schedule 08:58 - 15 Tetor, 2019

Ish- Drejtori i Aluiznit në Elbasan Andon Lapa, po procedohet në gjendje të lirë për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Policia njofton se Andon Lapa ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin në vitin 2015.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  • A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi  për një banesë në kundërshtim me ligjin .
  • G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!