Procedohen për vepra të ndryshme penale 3 persona në Berat

schedule09:23 - 18 Qershor, 2021

schedule 09:23 - 18 Qershor, 2021

Tre persona në Berat janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë 32-vjeçari K.T., banues në Poliçan është proceduar penalisht pasi në ambientet e lokalit të cilin nuk e kishte të regjistruar është konstatuar aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit online.

Gjithashtu policia gjatë kontrolli ka sekuestruar edhe shtatë aparate celularë dhe një laptop.

Ndërkohë nga specialistët e Krimit Ekonomik është proceduar penalisht 46-vjeçari L.K pasi gjatë kontrollit u konstatua duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij , të pa pajisur me kasë fiskale.

Po ashtu një 49-vjeçar L.R është proceduar penalisht pasi më anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një person i Mbretërisë së Bashkuar.

Informacion-Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht 1 shtetas.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Poliçan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, të cilin e kishte të paregjistruar si subjekt tregtar, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular dhe një laptop.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi L. K., 46 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit u konstatua duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij, i papajisur me kasë fiskale.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./i.k/abcnews.al/