Procedohen dy ish-zyrtarë të Aluiznit

schedule11:12 - 14 Shtator, 2019

schedule 11:12 - 14 Shtator, 2019

Ish-drejtori i Aluiznit dhe ish-specialisti i këtij institucioni janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Nën hetim për të njëjtën akuzë janë edhe 4 ish-punonjës të ndërmarrjes së llixhave në Dibër. Shkeljet e tyre u konstatuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ish-drejtori i Aluiznit të Dibrës që aktualisht punon në Bashkinë e Tiranës është proceduar penalisht për shpërdorim detyre nga policia. Për të njëjtën vepër penale po ndiqet edhe Elvis Manga, ish-specialist i Aluiznit.

Të dy dyshohet se kur mbanin poste drejtuese kanë favorizuar persona të ndryshëm në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të territorit. Nën hetim sipas policisë janë edhe katër ish-punonjës të ndërmarrjes së llixhave në Dibër.

Dy ish-drejtore përkatesisht Islam Qoku i cili ka drejtuar qendrën nga viti 2013 deri në vitin 2014. Kurse Spartak Koltraka e ka ushtruar këtë detyre nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Të proceduar janë edhe dy ish-financierë. Të gjithë dyshohet se kanë përvetësuar shuma të ndryshme monetare duke i shkaktuar një humbje të madhe ndërmarrjes së llixhave. Shkeljet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!