Pas dhunës gjatë derbit Tirana-Partizani, Policia e kryeqytetit ka proceduar 9 persona. Ata akuzohen për aktet e dhunës para dhe gjatë ndeshjes së futbollit, ku njëri u arrestua në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë po hetohen në gjedje të lirë. Nga pamjet filmike u evidentuan edhe dy shtetas të tjerë të cilët u shpallën në kërkim. Të proceduarit akuzohen për policia për “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. /ABC news Albania 24/7
Procedohen 9 persona për dhunën gjatë derbit Tirana-Partizani
schedule10:02 - 30 Shtator, 2019
schedule 10:02 - 30 Shtator, 2019