Procedohen 2 mjekë në Durrës, dyshohen të kenë mjekuar gabim një 36-vjeçare që ndërroi jetë

schedule18:57 - 20 Gusht, 2020

schedule 18:57 - 20 Gusht, 2020

Një mjek urgjence pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe mjekja e familjes po pranë kësaj qendre janë proceduar penalisht pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur një pacienteje.

Pacientja me iniciale M.K., 36 vjeçe, pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në shtëpi e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje se në lidhje me 36-vjeçaren dhe nuk dihen ende rrethanat në të cilat ajo ka ndërruar jetë.

Sakaq policia ka njoftuar se për këtë rast prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për veprën penale “mjekim të pakujdesshëm”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!