Procedim penal Rafinerisë së Naftës në Elbasan

schedule14:19 - 21 Prill, 2018

schedule 14:19 - 21 Prill, 2018

Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedim penal për Rafinerinë e Naftës në Elbasan për ndotje të ambientit.

“Rafineria e përpunimit të naftës në Balldren i shkarkon në natyrë mbetjet toksike. Po vazhdojnë verifikimet për ndotjen e ambientit edhe për tre subjekte të tjera në zonën e Metalurgjisë”, ka njoftuar Prokuroria.

Më herët këtë të shtunë, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, bënë një kontroll të befasishëm në Uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan.

Nga zona e Metalurgjisë kreu i grupit parlamentar socialist i bëri thirrje ministrit së Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi që të merren masa urgjente./abcnews.al