Bashkëthemeluesi i koalicionit Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ Endri Shabani tha se do të vijojë betejën për shanse të barabarta dhe për rininë. Sipas tij, problemi i tyre qëndron me Berishën dhe jo me PD dhe se me të rinjtë duhet krijuar një front i përbashkët në parlament për nisma dhe komisione të përbashkëta.
“Nuk merrem me individin po merrem me politikanin që ka ngritur një rrjet merimange. Ccfarëdo që ai thotë asgjë nuk ka vlerë, sepse të rinjtë kur duan të futen në punë fijet nepotike shkojnë drejt zyrës së Ramës.
Ne do vijojmë betejën për shanse të barabarta dhe për rininë. Nëse Berisha nuk do ishte në zgjedhje ne do kishim 71 mandate. Përvecc Doshit, mendoj që të tjerët duhet të gjejnë mundeisnë për të bashkëpunuar. Nuk e kam problemin me PD, e kam me Berishën. Me ata të rinj që janë në parlament duhet krijuar një front i përbashkët, nisma të përbashkëta, komisione të përbashkëta.”
/ abcnews.al