Problemi numër 1 që rrit rrezikun e goditjes në tru

schedule18:37 - 20 Qershor, 2023

schedule 18:37 - 20 Qershor, 2023

Sipas një studimi të ri shkencor, njerëzit me probleme me gjumin janë në rrezik më të madh për goditje në tru.

Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët në SHBA zbuluan se njerëzit me një ose më shumë simptoma të pagjumësisë kanë një rrezik 16% më të lartë të goditjes në tru, krahasuar me njerëzit pa probleme me gjumin.

Në fakt, sipas studiuesve, lidhja ishte më e fortë te pjesëmarrësit nën moshën 50 vjeç. Ata me 5 deri në 8 simptoma të pagjumësisë kishin pothuajse katër herë më shumë rrezik për të pasur një goditje në tru. Ekipi shkencor, i cili publikoi gjetjet e tij në revistën Neurology , theksoi se përmirësimi i cilësisë së gjumit përmes trajtimeve mund të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.

Autori i studimit Dr. Wendemi Sawadogo tha: “Ka shumë trajtime që mund t’i ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru më vonë në jetë.”

Hulumtimi që lidh rrezikun e goditjes me problemet e gjumit

Hulumtimi përfshiu më shumë se 31,000 vullnetarë, me një moshë mesatare 61 vjeç, të cilët nuk kishin histori goditjeje në fillim të studimit dhe u ndoqën mesatarisht 9 vjet. Pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh kishin probleme për të fjetur, nëse zgjoheshin rregullisht gjatë natës, nëse kishin probleme të zgjoheshin shumë herët dhe nuk ishin në gjendje të flinin përsëri dhe sa shpesh ndiheshin të pushuar në mëngjes.

Gjatë gati një dekade, ka pasur 2,101 raste të goditjeve në tru. 1300 nga pjesëmarrësit e hulumtimit kishin 1 deri në 4 simptoma të pagjumësisë, 436 kishin 5 deri në 8, ndërsa në 365 raste, nuk kishte fare simptoma. Njerëzit me 5 deri në 8 simptoma të pagjumësisë kishin 51 për qind më shumë rrezik për goditje në tru, thanë studiuesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!