Edhe këtë të premte, telefonatat në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” kanë pasur në qendër zgjedhjet vendore të datës 14 maj. Shumë qytetarë kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me rezultatin, procesin e votimit dhe për figurat politike.
Një ndër më të lakuarit ishte lideri i djathtë, Sali Berisha, i cili sipas qytetarëve duhet të jap dorëheqjen pas humbjes drastike që demokratët shënjuan.
“Sali Berisha duhet të heq dorë që të shpëtojmë Partinë Demokratike”, ka thënë shkurtimisht një qytetar.
“Problemi i zgjedhjeve është vetëm Sali Berisha, i cili arriti qëllimin e tij, që e ktheu Shqipërinë në komunizëm”, tha një zonjë./abcnews.al