Problemi i Lukakut në Belgjikë, mund të humbasë Kupën e Botës

schedule19:15 - 8 Nëntor, 2022

schedule 19:15 - 8 Nëntor, 2022

Me Romelu Lukakun në fushë, ka shumë gjasa që kombëtarja belge të udhëtojë në Katar për Kupën e Botës.

Sulmuesi i Interit ka mbetur jashtë fushës prej disa kohësh për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë.

Siç raporton francezi “Equipe”, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, nuk do ta thërrasë sulmuesin 29-vjeçar nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht për fazën e grupeve.

Lista me 26 lojtarë për Botërorin pritet të shpallet nga trajneri spanjoll të këtë të enjte. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!