“Problemi e ka emrin Albin”, Grenell: I vetmi kryeministër në 35 vite që cënon marrëdhëniet me SHBA

schedule12:11 - 7 Janar, 2025

schedule 12:11 - 7 Janar, 2025

Raportet Kosove-SHBA gjate drejtimit te vendit nga Albin Kurti jane ne krize.

Kjo ka qene deklarata e te nominuarit nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump, Richard Grenell per mediat ne Kosove.

Grenell ka mohuar keshtu pretendimet e kryeministrit se raportet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera, madje duke i vendosur nje emer problemit: Albin Kurti, si nje perjashtim nga historiku i marredhenieve mes dy vendeve.

Sipas tij, të gjithë liderët tjerë kosovarë kanë pasur raportet të mira me ShBA-të.

“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Ky eshte rasti i vetem ne 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA, madje edhe Kosovë – BE u komplikuan”-ka thënë Grenell.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti ka pohuar se nuk ka asnjë problem në raportet në mes të dy vendeve.

Ne nje interviste per Kosovapress, Kurti eshte shprehur se nuk shef asnje vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA.

Nder të tjera, ai ishte munduar ta minimizonte rolin e Grenallin në administratën Trump duke permendur misione te tij ne vende te largeta si Venezuela.

Nga krahu tjeter, edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq theksoi “bashkëpunimin e shkëlqyer” në mes të BE-së dhe SHBA-ve, duke nenvizuar keshtu edhe njehere se qendrimi i tyre per rajonin vijon te mbetet I njejte.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak do të përfundojë mandatin si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në fund janarit, edhe pse dialogu mes Kosoves dhe Serbise nuk ka perparuar prej kohesh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!