A vishni shpesh taka të larta?
Sigurisht ato janë një aksesor i vlefshëm për çdo grua dhe që nuk mund të shmangen gjatë jetës. Por si çdo gjë, nëse abuzohet me sasinë dhe shpeshtësinë e tyre, atëherë rrezikojnë të prekemi nga disa probleme shëndetësore.
Ja cilat janë ato:
1.Kur veshim taka të larta, fundshpina shtrihet përpara dhe në këtë rast drejtimi i vitheve dhe shpinës ndryshon. Dhe nëse vishni taka për një kohë të gjatë do t’ju shkurtohen dhe tkurren muskujt. Si rezultat do t’ju dhëmbë edhe legeni.
2.Kur vishni taka, gjithë pesha juaj zhvendoset tek gjunjët. Kur ecni ato shtyhen para për të ruajtur ekuilibrin, duke i dhënë më shumë presion. Kjo mund të shkaktojë osteoartritin.
3.Kur vishni taka, nën presion të madh është edhe shpina. Shtylla kurrizore pëson zmadhim dhe kjo mund të shkaktojë mbingarkesë dhe dhimbje.
4.Kur vishni taka, këmbët dëmtohen më shumë se çdo gjë tjetër. Ngushtohen gishtërinjtë. Kjo bën që gishti i madh të përkulet drejt gishtit të dytë, duke krijuar një gungë te gishti i madh. E nëse mendoni se gungat në gishtërinj janë gjenetike, prapëseprapë enjtja mund të përkeqësohet nëse vishni taka./abcnews.al