Problemet në sulmin e Chelsea, Lampard bën një “shpikje”

schedule13:32 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 13:32 - 2 Dhjetor, 2019

Dëmtimi i Tammy Abraham ka shqetësuar shumë Frank Lampard. 22-vjeçari po zhvillonte një sezon shumë të mirë dhe deri tani ka arritur të shënojë 11 gola mes kampionatit dhe Champions League. Në derbin e së shtunës kundër West Ham, trajneri zgjodhi Oliver Giroud si titullar, por miqtë fituan 0-1 dhe kjo ishte humbja e dytë rresht për Chelsea.

Lampard ka një ide për të zëvendësuar Abraham dhe zgjidhja quhet Christian Pulisic. 21-vjeçari amerikan aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë, por së shpejti mund ta shohim në majë të sulmit.

Pulisic ka aftësinë për të lëvizur mirë mes linjave dhe ka zgjuarsinë për të luajtur në qendër të sulmit e për të shënuar. Nuk po them që kjo do të jetë zgjidhja përfundimtare, të shohim se çfarë do të bëjmë“, thekson trajneri i ekipit londinez. Ndeshja e radhës është sërish në shtëpi dhe Chelsea pret Aston Villen të mërkurën në mbrëmje, duel ku pritet të jetë Pulisic qendërsulmuesi i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!