Problemet me zemrën, Blind i qetëson të gjithë pas incidentit në miqësore

schedule12:43 - 27 Gusht, 2020

schedule 12:43 - 27 Gusht, 2020

Mbrojtësi i Ajax, Daley Blind, kaloi një moment shumë të vështirë disa ditë më parë, gjatë një miqësoreje kundër Hertha Berlin. Holandezi i frikësoi të gjithë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm, pasi ra në fushë teksa po vraponte.

30-vjeçari u zëvendësua menjëherë nga trajneri Erik Ten Hag, pasi stafi mjekësor zbuloi se pompa artificiale e vendosur në zemrën e lojtarit ishte fikur. Tashmë Blind duket se e ka lënë pas atë moment të vështirë dhe ditën e djeshme reagoi në “Twitter”.

Holandezi nuk harron t’i falënderojë të gjithë ata që i qëndruan pranë. “Ju falënderoj për të gjithë mesazhet e ngrohta që kam marrë. Mund të them se tani jam ‘OK’ dhe ndihem më mirë,” shkruan lojtari.

Mbrojtësi ka disa kohë që vuan nga problemet në zemër. Kjo është hera e dytë që ai bie në fushë, pasi herën e parë i ndodhi dhjetorin e kaluar në Champions League kundër Valencias. /abcnews.al

in

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!