Jurgen Klopp e ka konsideruar VAR-in si një problem shumë të madh në Premier League. Trajneri i Liverpoolit ishte shumë i acaruar me mënyrën si VAR u përdor sot në takimin kundër Aston Villa. Pas ndeshjes, Klopp tha: “Shiko, nuk dua të flas për VAR-in, por po bëhet një problem shumë i madh.
Duhet të flasim për futbollin e vërtetë, por ndërkohë jemi këtu dhe po diskutojmë për një pajisje teknologjike. Ndoshta jam brez i vjetër dhe nuk jam mësuar me një futboll të tillë, por është e pamundur të mbash frymën pas çdo verifikimi me VAR. Nuk është për të qeshur (drejtohet gazetarit), nuk po bëj shaka.
Është seriozisht një problem madhor. Trajnerët humbasin punët e tyre për një humbje, që mund ose nuk mund të vijë nga VAR. Kështu është. Gjithsesi, nuk dua t’i bëj gjërat më të mëdha”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al