Trajtimi në kohë i problemeve të syve mundëson rikuperimin e plotë të shikimit. Mjekët e Spitalit Amerikan 1 në Tiranë apelojnë për të mos neglizhuar konsultën me specialistin. Ndërkohë tregojnë për një ndërhyrje të suksesshme realizuar tek një tre-vjeçare.
Amina ka lindur me perde në sy ndërkohë prindërit mësuan për problemin e vogëlushes vetëm pak muaj më parë. Nëse tre vjeçarja nuk do ti nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale sytë e saj nuk do të mund të zhvilloheshin.
Operacioni u krye në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe kirurgu i vitroretinës Marko Jakob na tregon se rezultoi një sukses.
“Fatkeqësisht prindërit e vogëlushes kërkuan ndihmën tonë pak vonë. Përgjithësisht të tilla ndërhyrje bëhen vitin e parë të jetës. Gjithsesi ne e kryem operacionin. Gjithçka shkoi shumë mirë. Syri ka rikuperuar transparencën. Tashmë vogëlushja do të mbahet nën kontroll me qëllim zhvillimin gradual të shikimit”.
Mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë apelojnë për të mos i neglizhuar shqetësimet që ndjeni në sy. Trajtimi i hershëm i tyre shmang shumë komplikacione. Doktoreshë Teuta Haveri ndalet tek problemet e retinës.
Të shpeshta janë dhe komplikimet që lidhen me diabetin. Mjekët tregojnë se pacientët të cilët vuajnë nga kjo sëmundje vizitat e syve i kryejnë me vonesë duke u përballur kështu deri me humbje të shikimit./abcnews.al