Problemet me personat me aftësi të kufizuara, reagon FSHF!

schedule21:30 - 18 Nëntor, 2019

schedule 21:30 - 18 Nëntor, 2019

Ditën e djeshme, u luajt takimi mes Shqipërisë dhe Francës, sfidë që inaguroi dhe stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”. Rreth 22 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium dhe disa problematika, nuk munguan. Një prej tyre ishte dhe mbetja jashtë e personave me aftësi të kufizuar, të cilët ishin thirrur nga vetë FSHF.

Arsyeja ishte se ashensorët nuk punonin dhe tifozët me aftësi të kufizuar janë transportuar nga vullnetarë dhe nga stafi i FSHF-së. Për këtë problematikë, reagoi dhe FSHF, duke shkruar sqarimin e mëposhtëm:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standardet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vendet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!