Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, është i ftuar në Pressing, aty ku ka prekur disa tema rreth futbollit shqiptar. Problemet janë me gjykimin në Superiore dhe Bobi ka bërë analizën e tij për këtë problematikë.
RENDITJA – “Presidentët duhet të marrin kasetat e ndeshjes dhe të mblidhen. Të konstatojnë nëse gabimet e arbitrave janë me qëllim apo njerëzore. Që në javën e parë të kampionatit madje. Korça dhe Vllaznia janë në garë, Partizani rreh Vlorën dhe Gjirokastrën dhe ngjitet prapë. Nuk ka të bëjë renditja”.
LIGA – “Liga ta marri në dorë vetë, ta bëjnë, të rrinë natë e ditë atje. Të bëjnë analizën e javës dhe në rast se Beso thotë se më kanë rënë në qafë me dashje, atëherë gjyqtari që në javën tjetër nuk merr pjesë dhe ikën”./abcnews.al