Ndërsa bëri një panoramë të situatës së furnizmit me energji elektrike në Lezhë, drejtori rajonal i OSHEE, Armand Zhuka tha se prioritet do të kenë ujësjëllesat me qëllim shmangien e përmbytjeve.
“Sic e shikoni moti është shumë i ashpër, na ka dëmtuar shumë. Të gjitha grupet e punës janë në terren, kjo që shikoni sot në stacionin e Lezhës nuk është një shoë, por një realitet që ka ndodhur që dje në darkë dhe vijon.
Grupet janë në terren të gjitha. Prioritet është që të kenë të gjithë ujësjellësat energji, ku të kenë të gjitha pompat energji e qyteti i Lezhës të jetë I sigurtë nga përmbytja. Më pas vijojmë fazën e dytë me rikthimin e energjisë te të gjitha abonentët tanë.
Po bëjmë më të mirën, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët. Janë disa linja pa energji për arsye atmosferike. Kemi stakime nga erërat nga shirat por edhe nga disa problematika të tjera nga linjat e tensionit të lartë. Shumica janë vënë në punë, kanë rirënë për shkak të erës. Për sa kemi mot të keq do kemi edhe defekte.”- u shpreh Zhuka.