Problemet kardiake, mjeku jep këshillat: Si duhet të veprojmë në këto ditë të nxehta

schedule11:57 - 25 Qershor, 2021

schedule 11:57 - 25 Qershor, 2021

Rritja e temperaturave sjell probleme kardiake ose i vështirëson më shumë ato. Mjeku kardiolog i Spitalit Amerikan 3, Indrit Temali ka dhënë këshilla për qytetarët se si duhet të veprojnë në këto ditë të nxehta.

Në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, mjeku shprehet se rrahjet e shpeshta të zemrës, tensioni i lartë dhe humbja e koshiencës janë kryesisht problemet që shfaqen. Temali thekson se duhet të evitohen orët e qëndrimit të gjatë në diell, pasi kjo mund të sjellë goditjen në tru.

Gjithashtu, mjeku rekomandon të konsumohen lëngje, të paktën 2 litra ujë në ditë, por edhe më shumë.

Ky ndryshim i presionit të gjakut reflektohet edhe në vështirësi në frymëmarrje. Nëse ekspozimi është i gjatë, orët e pikut dhe nuk kemi masat hidratuese bëhet e rrezikshme, deri në vdekje mund të çojë goditja nga dielli.

Marrja e ujit është themelore në zëvendësimin e lëngjeve të humbura. Të paktën 2 litra ujë në ditë por dhe më shumë. E rëndësisshme është që të zëvendësohen edhe kripërat. Për këtë frutat dhe zarzavatet e stinës janë idealet,” thekson ai.

Temali shton më tej se të sëmurët kronikë duhet të konsultohen me mjekun për medikamentet që duhet të marrin në këtë periudhë.

“Për të sëmurët kardiakë temperaturat bëjnë një zgjerim të enëve të gjakut, bëjnë që të sëmurët kardiakë të ndjehen keq. E domosdoshme është që të këshillohet me mjekun në mënyrë që ilaçet që zgjerojnë enët e gjakut të reduktohen në këtë periudhë.

Ky reduktim nuk mund të bëhet me iniciativë vetjake duhet një konsultim me mjekun kardiolog. Pasi janë verifikuar vlerat e tensionit, jo çdo person ka reduktim të ilaçeve.

Masat e zakonshme janë efikase në përgjithësi. Evitimi i orëve të nxehta. Qëndrimi në ambiente me ventilim. Konsumimi i lëngjeve në sasi të shtuar. Dushi të paktën një herë në ditë,” u shpreh mjeku. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!