Arbitrat kanë qenë në shënjestër gjatë këtyre javëve në Superiore. Janë disa klubet e ankuara, ndërkohë që disa ditë më parë pati edhe një mbledhje në FSHF, ku ju “tërhoq veshi” të gjithëve. Duhet thënë, që edhe presioni për arbitrat sa vjen e rritet dhe kjo i shtyn ata edhe më shumë prej gabimeve.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe një arbitër që ka drejtuar për vitet të tëra në Superiore, ndërkohë që tani është edhe vëzhgues. Bëhet fjalë për Sokol Çekajn, i cili huazon një shprehje të italianit Pierluigi Collina.
“Në futboll ka shumë mëkatarë, por puna më e lehtë është që të fajësosh arbitrin. Kolina”, shkruan Çekaj, në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al