Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Probleme serioze me sigurinë publike në Kosovë”/ Elezi: Shkak performanca e dobët e institucioneve dhe qeverisë

schedule17:37 - 28 Maj, 2026

schedule 17:37 - 28 Maj, 2026

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka ngritur alarmin për gjendjen e sigurisë publike në Kosovë, duke theksuar se vendi po përballet me probleme serioze si pasojë e performancës së dobët të institucioneve të rendit dhe drejtësisë. I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Elezi deklaroi se rritja e rasteve të vrasjeve nga viti në vit tregon mungesë stabiliteti në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë.

Sipas tij, policia po fokusohet më shumë te gjobat sesa te garantimi i sigurisë së qytetarëve, ndërsa gjykatat po japin prioritet dënimeve dhe jo proceseve gjyqësore të drejta. Ai kritikoi gjithashtu prokurorinë dhe gjykatat për trajtimin e personave me precedent penal, duke kërkuar masa më të ashpra ndaj shkelësve të ligjit.

Elezi theksoi se Kosova ka nevojë për veprime konkrete dhe serioze nga policia, prokuroria dhe gjykatat, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe të parandalohet përkeqësimi i situatës së sigurisë në vend.



“Ka një problem serioz sa i takon sigurisë publike, pasi nga viti në vit, kemi vrasje. E gjithë kjo është rezultat i një performancë të dobët të institucioneve dhe të qeverisë. Derisa gjykata ka prioritet dënimet dhe jo gjykimet, dhe policia ka prioritet gjobat dhe jo sigurinë atëherë kemi shumë probleme. Prokuroria duhet të caktojë masa të arrestit.

Ka shumë probleme me akt-akuzuar. Prokuroria thotë që gjykata po liron personat me precedent penal. Kosova ka nevojë realisht për një veprim serioz, duke nisur nga policia e shtetit, prokuroria dhe më pas gjykata. Nuk ka një stabilitet të sigurisë dhe të drejtësisë pa pasur masa konkrete dhe pasojat do i vuajnë qytetarët. Duhet që të shtohen masat për shkelësit e ligjit”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!