Probleme për Agim Ademin para zgjedhjeve, shoqërohet në Polici

schedule10:27 - 17 Mars, 2022

schedule 10:27 - 17 Mars, 2022

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, është shoqëruar në komisariat, pas një zënke që ka pasur me një nga punonjësit e federatës, Artan Govorin.

Ky i fundit vetë për mediat deklaroi se nuk ka pasur përleshje, por debat që nuk kishte të bënte me punën.

Telegrafi ka konfirmuar përmes një deklarate nga Policia e Kosovës shoqërimin e Ademit. “Me datën 16.03.2022, rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së.

Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë.

Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!