Mbrëmjen e djeshme Kosova arriti të sigurojë qëndrimin në Ligën C të Nations Legaue pas triumfit 1-0 ndaj Moldavisë me golin e Lirim Kastratit.
Përveç gëzimit të fitores, Kosova është dashur të përballet edhe me lajmin e keq të dëmtimit të kapitenit. Amir Rrahmani nuk luajti dot më shumë se 20 minuta dje.
Mbrojtësit iu desh të linte fushën pas problemeve fizike dhe tashmë do i duhet të mungojë edhe për Napolin. Shpejt do të bëhen edhe ekzaminimet specifike për të zbuluar shkallën e dëmtimit të 26-vjeçarit.
Një lëndim që vjen në moment shumë të papërshtatshëm. Mbrojtësi po bënte maksimumin për të bindur Gattuson për ta futur në fushë të paktën si zëvendësues. Rrahmani nuk ka debutuar ende në një ndeshje zyrtare me Napolin. /abcnews.al