Reshjet e djeshme dhe gjatë natës së kaluar kanë sjelle probleme në fshatin Murqinë, një fshat që preket në raste të tilla me reshje shiu.
Një pjesë e rrugës është bërë e vështirë nga prania e ujit, duke penguar lëvizjen e banorëve të fshatit.
Ende nuk janë shfaqur probleme në përmbytje të tokave bujqësore apo banesa të rrethuara nga uji. Banorët janë të frikësuar nëse vijojnë reshjet me intensitet më të lartë, fshati konsiderohet më i prekuri në çdo vit nga përmbytjet. /abcnews.al