Probleme me zemrën, legjenda holandeze përfundon në spital

schedule20:16 - 3 Maj, 2020

schedule 20:16 - 3 Maj, 2020

Ronald Koeman, trajneri i kombëtares holandeze, është sthuar në spital, për shkak të një problemi me zemrën. Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme dhe lajmi konfirmohet nga menaxheri i tij, Rob Jansen, dhe bashkëshortja e tij, Bartina, për De Telegraaf në Holandë.

 

Nga ajo që shkruan media e lartpërmendur, shpresohet që Koeman ta lërë spitalin ditën e nesërme, çka nënkupton se nuk ka ndonjë gjë serioze për 57-vjeçarin. Ai ka pasur disa dhimbje në gjoks dhe ka bëtrë një ndërhyrje dhe tani gjendja e tij është e mirë.

Koeman drejton Holandën prej vitit 2018, ndërkohë që në të shkuarën ka drejtuar klube si Vitesse, Ajax, Benfica, PSV, Valencia, Feyenoord, AZ Alkmar, Southampton dhe Everton. Si lojtar ai ka qenë pjesë e Barcelonës, ndërkohë që është shpallur edhe kampion Europe me Holandnë në vitin 1988. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!